Ky është programi i nesërm në Mirëmëngjesi Kosovë
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Fondacioni Give, projekti “fëmijët shpëtojnë jetë”. Për këtë të ftuar janë Sulejman Çelaj kardiolog, Dr. Jose Wiley, kardiolog dhe Stela Bermema.
Për “mbeturinat e vëllimshme” do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Lagjja e Spitalit.
"Zgjoi” zgjon kureshtjen e botës, për këtë të ftuar janë Blerta Basholli – regjisore, Yllka Gashi - aktore dhe Yll Uka - producent.
Naime HoxhaInstituti nga “Atomi”. Atomi hap konkurs për identifikimin e fëmijëve më inteligjentë në Kosovë.
Besim Aliu nfa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës na njofton se si do të jetë moti këtë javë?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























