12:23 / 25.10.2021
Presidentja sonte organizon Darkën e Lamës
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu organizon sonte Darkën e Lamës.
Presidentja sonte n'orën 18:00 organizon festën e moçme shqiptare, Darkën e Lamës në bashkëpunim me prodhuesit vendorë.
"Në orën 18:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim me prodhuesit vendor, organizojnë festën e moçme shqiptare, Darka e Lamës", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidencës.
Darka e Lamës u shpall Festë Tradicionale në vitin 2002 nga ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.























