KON i përgjigjet RTK-së, ja çfarë thotë për AIBA-n
Sharr Travel

KON i përgjigjet RTK-së, ja çfarë thotë për AIBA-n

Programi i Sportit në RTK, i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), një qëndrim zyrtar pas moslejmit të Kombëtares së Kosovës në boks, për të marrë pjesë në botërorin që po mbahet në Beograd.

Nga reagimi i IOC, duket se AIBA do të ketë telashe të mëdha pas këtyre vendimeve dhe sanksionet jo vetëm që do jenë të pashmangshme, por do të thellojnë krizën në raportet mes IOC dhe AIBA-s, pasi kjo e fundit është edhe ashtu e suspenduar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Nuk kemi pasur asnjë informacion për rrethanat e ndarjes, as kushtet, as partnerët kontraktualë të AIBA-s në lidhje me këto kampionate botërore.

Duket se AIBA nuk ka zbatuar kujdesin e nevojshëm para se t'ia ndajë këtë turne Beogradit, pavarësisht se IOC ka këshilluar vazhdimisht Federatat Ndërkombëtare për domosdoshmërinë e një studimi të tillë.

Prandaj ky incident, i cili është i dëmshëm për atletët e Kosovës, shton shqetësimet e mëdha që IOC ka në lidhje me qeverisjen e kësaj Federate Ndërkombëtare të pezulluar.”