Lutfi Haziri: Deputetët e VV-së s`kanë bërë asgjë për Gjilanin
Sharr Travel

Lutfi Haziri: Deputetët e VV-së s`kanë bërë asgjë për Gjilanin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi i deputetëve të VV nga Gjilani asnjë iniciativë buxhetore e politike nuk e kanë bërë për qytetin e tyre, përfshirë edhe kandidatin për kryetar.

Kryetari Haziri ka përmendur dy projektet e mëdha, Impiantin për ujërat e zeza dhe programin e ujit të pijshëm Flows, të cilët nuk kanë gjetur mbështetjen e deputetëve të VV.

“Grupi i deputetëve të LVV nga Gjilani asnjë iniciativë buxhetore e politike për qytetin e tyre nuk e kanë bërë. Asnjë. Madje, e kanë parandaluar për një kohë të gjatë ratifikimin e ligjit për Impiantin e ujërave të zeza në vlerë prej 24 milionë euro. Kjo shumicë e Kuvendit të Republikës nuk e voton as Ligjin për ujërat e bardha “Flows” në vlerë prej 25.5 milionë euro, prej të cilëve 13 milionë janë vetëm për Gjilanin”, ka thënë Haziri në Debat Plus.