Peci për Darkën e Lamës: Distanca e mjaftueshme, asgjë për t’u shqetësuar
Sharr Travel

Peci për Darkën e Lamës: Distanca e mjaftueshme, asgjë për t’u shqetësuar

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për Darkën e Lamës që u organizua sonte nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e që u kritikua në opinion për numrin e madh të mysafirëve dhe mosrespektim të masave antiCovid-19.

Peci në T7 ka thënë se në këtë darkë nuk janë shkelur masat antCovid. Ai tha se të gjitha masat janë respektuar dhe se distanca ka qenë e majftueshme në mes të pjesmarrësve.

“Nuk është e vërtetë, distanca ishte e mjaftueshme, kështu që nuk ka asgjë shqetësuese. Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të bëjnë orgnizime të tilla siç ishtë Darka e Lamës”, tha Peci.


MË SHUME NGA Aktuale