20:58 / 26.10.2021
Numërohen votat me kusht në Fushë Kosovë, prin LDK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e rezultateve të votave me kusht për komunën e Fushë Kosovës.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Berisha, kryeson në këtë listë, me 103 vota.
I dyti ka dalë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca, me 71 vota me kusht.
Ndërkaq në fund të kësaj liste me nëntë vota qëndron Hasan Ismajli i AAK-së.























