Ministri Çeku për vdekjen e regjisores Berisha: Lajm i trishtë
Sharr Travel

Ministri Çeku për vdekjen e regjisores Berisha: Lajm i trishtë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Burbuqe Berisha.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ka lënë pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore.

“Lajm i trishtë. Burbuqe Berisha iku para kohe. La pas një krijimtari të pasur filmike e teatrore. Ishte personalitet i veçantë i kulturës. Frymën e fundit e dha në Ministrinë e Kulturës. Kishte ardhur për punët përgatitore të koncertit të Operas, po e bënte regjinë e koncertit. Ngushëllime familjes, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Buqes”, ka shkruar Çeku.


MË SHUME NGA Kulturë