Vdes komediani i njohur, Mort Sahl
Sharr Travel

Vdes komediani i njohur, Mort Sahl

Ka ndërruar jetë komediani i njohur, Mort Sahl. Ai vdiq në moshën 94 vjeçare.

Sahl ishte i njohur për rishpikjen e komedisë moderne në vitet 1950, duke dhënë komente sociale dhe duke synuar politikanët.

Ai filloi karrierën e tij në komedi në mesin e viteve 50 dhe regjistroi performancën e tij të vitit 1955 “Mort Sahl At Sunset”, e cila u publikua disa vjet më vonë.

Fama e Sahl filloi të ‘ngrihej në qiell’ kur ai organizoi ndarjen e parë të çmimeve Grammy në 1959 dhe më pas Academy Awards në të njëjtin vit.

Një vit më vonë, ai ishte komediani i parë që u shfaq në Time Magazine.


MË SHUME NGA Kulturë