19:37 / 27.10.2021
Ky është favoriti për trajner të Newcastles
Newcastle United është ende në kërkim të një trajneri. Pas formës së dobët, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin Steve Bruce dhe tani kanë nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas “Sport Bild”, Lucien Favre është favorit të marrë drejtimin e Newcastle.
Favre aktualisht është pa ekip që nga dhjetori i vitit 2020 kur u largua nga Borussia Dortmund.























