Skënder Durmishi ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri
Sharr Travel

Skënder Durmishi ambasador i ri i Kosovës në Shqipëri

Skënder Durmishi tani do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Elisa Spiropali ka pritur në takim Durmishin të cilit i ka uruar postin e ri.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë angazhimi i plotë i Qeverisë dhe i Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi. Bisedova me ambasadorin Durmishi dhe Koordinatorin për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona, Gentian Sala, mbi rëndësinë që ka forcimi i bashkëpunimit në fushat prioritare mes Kosovës e Shqipërisë. Ky bashkëpunim ka patur dhe do ketë angazhimin e plotë të qeverisë dhe të Kuvendit për çdo iniciativë, marrëveshje, politikë apo projekt që i shërben ardhmërisë dhe njerëzve në të dyja anët e #Kombit”, ka shkruar Spiropali.


MË SHUME NGA Aktuale