Kurti: Prodhuesit kanë probleme me mungesën e ekspertëve
Sharr Travel

Kurti: Prodhuesit kanë probleme me mungesën e ekspertëve

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës Mbështetje e eksportit, nga Pako e Ringjalljes Ekonomike

Kurti tha se ekonomia ka pasur rritje si ndonjëherë më parë, duke shtuar se ka pasur rritje të eksporteve, dhe shtim të aktivitetit.

Sipas tij, në takimet që ka pasur me prodhuesit, ata i janë ankuar se janë detyruar të angazhojnë ekspertë nga jashtë për punë të caktuara.

Madje ai tha se ankesa ka  marrë edhe për pabarazi në treg e gjetjen e tregjeve të reja, probleme këto për të cilat premtoi zgjidhje nga Qeveria.

“Prodhuesit janë detyruar të angazhojnë ekspertë nga jashtë, problem tjetër është pabarazia për shkak të buxhetit milionësh për marketing, problem tjetër është edhe gjetja e tregjeve të reja”.

“Ekonomia si asnjëherë më parë nuk ka pasur rritje më të madhe ku eksportet janë rritur mbi 60%, aktiviteti mbi 30% e pastaj të hyrat buxhetore për 34%”, raporton Ekonomia Online.

“Pandemia na dëshmoj se prodhimi ka rol kyç nga aspekti i krijimeve të qëndrueshme të punës, dhe prodhuesit na kanë dëshmuar që puna e tyre nuk ka munguar asnjëherë tek ta, por dora e ndihmës së shtetit ka munguar”.


MË SHUME NGA Aktuale