Në Spanjë janë të sigurtë: “Topi i Artë” për Lewan, Messi i mposhtur
BKT
Sport

Në Spanjë janë të sigurtë: “Topi i Artë” për Lewan, Messi i mposhtur

“Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowski,” siguria vjen nga Spanja pasi Marca ka publikuar tashmë renditjen përfundimtare të çmimit pasi javën e kaluar u mbyll votimi për gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve.

Çmimi do të jepet më 29 nëntor, e gazeta spanjolle me siguri do të ketë listën e duhur. Sulmuesi i Bayern Munich ka mposhtur Messin dhe Benzeman.

Asgjë për të bërë për Jorginhon, fituesin e Ligës së Kampionëve dhe të Euro 2020, përfundon në vendin e pestë.

Zhgënjim i madh për Cristiano Ronaldon i cili renditet i nënti, i mundur edhe nga Salah, Mbappe, Kane dhe Haaland.

RENDITJA:

1- Robert Lewandowski (Bayern Munich)

2- Leo Messi (PSG)

3- Karim Benzema (Real Madrid)

4- Mohamed Salah (Liverpool)

5- Jorginho (Chelsea)

6- Kylian Mbappe (PSG)

7- N ‘ Golo Kanté (Chelsea)

8- Erling Haaland (Bortmund)

9- Cristiano Ronaldo (Man. United)

10- Kevin de Bruyne (Man. City)

11- Gianluigi Donnarumma (PSG)

12- Luka Modric (Real Madrid)

13- Giorgio Chiellini (Juventus)

14- Harry Kane (Tottenham)

15- Bruno Fernandes (Man. United)

16- Ruben Dias (Man. City)

17- Romelu Lukaku (Chelsea)

18- Pedri (FC Barcelona)

19- Neymar (PSG)

20- Riyad Mahrez (Man. City)