KShC akrediton edhe tetë programe akademike
BKT
Lajme

KShC akrediton edhe tetë programe akademike

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka diskutuar një pikë të rendit të ditës, miratimin e tetë raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë për akreditim të programeve akademike.

KShC thotë i ka miratuar të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është përmbyllur procesi i akreditimit për vitin 2021.

“Në mbledhjen e sotme, KShC-së ju ka bashkuar edhe anëtari ndërkombëtar, z. Klemen Miklavič, i cili më parë është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës. Me zgjedhjen e z. Miklavič është krijuar mundësia për vendimmarrje në proces të akreditimit”, thuhet në njoftimin e KShC-së.


MË SHUME NGA Lajme