06:51 / 29.10.2021
Moti në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.
Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.























