15:42 / 29.10.2021
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në fushat e artit
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi sot një takim me homologun e saj nga Kosova, Hajrulla Çeku.
Ministrja Margariti bëri të ditur se në gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit dypalësh.
“U vijua me bisedimet që nisëm në Prishtinë për më shumë bashkëpunime mes institucioneve tona dhe artistëve këtej e andej kufirit, në fushën e librit, operistikës, arteve pamore”, tha Margariti, raporton atsh.
Shqipëria dhe Kosova po bashkëpunojnë vitet e fundit në fushat e artit skenik, arteve pamore, bibliotekave, filmit dhe trashëgimisë kulturore.
Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në javën e fundit të nëntorit.























