23:11 / 29.10.2021
Kukësi mposht Dinamon dhe ngjitet në krye
Kukësi triumfator në përballjen e parë në histori me Dinamon në elitën e futbollit shqiptar.
Goli i kroatit Basa përcaktoi fituesin e kësaj ndeshjeje, që dhuroi shumë emocione me raste të shumta në të dyja portat, transmeton SS. Me këtë sukses Kukësi ngjitet në vendin e parë me 14 pikë me golaverazh më të mirë se Tirana, por me një ndeshje me shumë.























