Ulpiana fiton ndaj Ballkanit
BKT
Sport

Ulpiana fiton ndaj Ballkanit

Ulpiana e ka mposhtur Ballkanin në ndeshjen e sotme të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja ka mbaruar me rezultat 2-1 për vendasit. 

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 47-të, kur Ardi Shala shënoi autogol. 

Ulpiana u kthye në lojë në minutën e 69-të, Iran Goncalves shënoi gol të bukur, duke barazuar rezultatin.

Goli i fitores për lipjanasit ka ardhur në minutat shtesë, kur Ardi Shala realizon dhe Ulpiana përmbys rezultatin.