Partizani nuk shkon më shumë se barazim me Egnatian
BKT
Sport

Partizani nuk shkon më shumë se barazim me Egnatian

Mes mungesash të shumta dhe plagës së humbjes në derbi, pritej që Partizani të reagonin dhe të kërkonte fitoren ndaj Egnatias, por dëshira nuk mjaftoi, ndaj u detyruan të kënaqen me vetëm një pikë në “Air Albania”.

Në një stadium të mbyllur për shkak të dënimit nga FSHF-ja, Partizani nuk arriti të bëjë mjaftueshëm për të shkuar te fitorja dhe për më tepër, u la sërish në baltë nga kapiteni Alban Hoxha, i cili pësoi një gol qesharak që në minutat e para të ndeshjes, transmeton SS.

Pas 7 javëve të para, Partizani mbetet në vendin e 8 me vetëm 5 pikë të grumbulluara, ndërsa rrogozhinasit mbeten të 6-ët me 9 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia e Dinamo.