Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë është Arlinda Bytyqi psikologe. Ajo flet për temën si ta kuptoni kur keni nevojë për një psikolog.

Sami Mazreku Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), flet për temat: Heqja e kushtëzimit të regjistrimit të veturave, Veturat e pasiguruara, policat e sigurimit për mërgimtar dhe Marrëveshja me Malin e Zi.

Ndërsa Dren Kukaj drejtor i mirëqenie sociale në Komunën e Prishtinës, flet për menaxhimin e qendrave sociale.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme