Kryesia e Kuvendit mblidhet në javën tjetër për caktimin e seancës
BKT
Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet në javën tjetër për caktimin e seancës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, për të diskutuar lidhur me agjendën e punës së Kuvendit.

Anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të grupeve parlamentare u dakorduan që për shkak të punimeve të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, të cilat do të zhvillohen më 3, 4 dhe 5 nëntor në Kuvendin e Kosovës, Kryesia të mblidhet serish të hënën e ardhshme, për të caktuar seancën e ardhshme plenare.


MË SHUME NGA Lajme