Vulin lavdon e falenderon Armeninë që nuk po e njeh Kosovën
Vulin, siç bëjnë të ditur mediat serbe, i ka shprehur falënderim Armenisë për pozicionin kundër Kosovës në anëtarësimin për organizatat ndërkombëtare.
Ministri Vulin falënderoi Armeninë për qëndrimin e saj parimor për çështjen e mosnjohjes së shtetit të të Kosovës dhe për përfaqësimin e qëndrimit tonë në organizatat ndërkombëtare pa përjashtim”, u than ë njoftimin e lëshuar nga MPB serbe.
Siç thuhet tutje, Vulin posaçërisht ka theksuar mbështetjen që Armenia i ka dhënë Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Interpol, përcjell lajmi.net.
Këto qëndrime vijnë pas skadimit të moratoriumit të arritur në kuadër të marrëveshjes së Ëashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën parashihej që shteti serb të mos lobonte kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.























