Sot shqyrtohet lista e kandidatëve për anëtarë të bordit të BQK-së
BKT
Lajme

Sot shqyrtohet lista e kandidatëve për anëtarë të bordit të BQK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere të mërkurën mban mbledhje.

Rendi  i  ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Vazhdim-Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020;
3.    Shqyrtimi i Listës së kandidatëve për një (1) anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
4.    Shqyrtimi i Listës së kandidatëve për dy (2) anëtarë joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
5.    Votimi i raportit Vjetor Financiar i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020;
6.    Shqyrtimi i Raportit me Amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin nr.08/L-007 për Masat për uljen e kosotos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë;
7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-061 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “ Reagimi I Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për NVM-të”;
8.    Të ndryshme.


MË SHUME NGA Lajme