Nacho, objektivi i Mourinhos
BKT
Sport

Nacho, objektivi i Mourinhos

Jose Mourinho ka vendosur në tavolinën e bordit romak emrin e parë me të cilin do të përforcojë Romën në merkaton e janarit, Nacho Fernandez.

Së bashku me listën e “daljeve” që ai hartoi pas humbjes në Ligën e Conferencës ndaj Bodo/Glimt, portugezi nisi edhe një listë blerjesh dhe sipas Gazzetta della Sport lojtari i “galaktikëve” është prioritet.

Nga e njëjta media raportohet se Mourinho synon të inkorporojë dy mesfushorë, një mbrojtës krahu, një qendërmbrojtës dhe një sulmues.