Dërgohen në Kuvend emrat e kandidatëve për Bordin e BQK-së
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i ka përcjell Kuvendit emrat e kandidatëve për tre anëtarë jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se gjithë kandidatët përmbushin kushtet ligjore dhe i mbetet deputetëve të zgjedhin anëtarët.
Anëtarët e propozuar janë: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa. Ky rekomandim me shumicë votash ka marr mbështetjen e deputetëve.
Ndërsa Komisioni, ka miratuar edhe listën tjetër për dy anëtarët joekzekutivi të Bordit të BQK-së.
Anëtarët e propozuar janë: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci-Ukaj, Imrije Zeqiri, Nora Latifi-Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Peteit Gashi. “Kandidatet zgjidhen nga Kuvendi dhe pastaj i dërgohen presidentes”, tha kryetari i Komisionit, Armend Muja.























