Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
BKT
Lajme

Një i vdekur dhe 21 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.893 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.

Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386. Në total numri i rasteve aktive është 445.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!


MË SHUME NGA Lajme