Newcastle interesohet për yllin e Bayernit
BKT
Sport

Newcastle interesohet për yllin e Bayernit

Skuadra e Premier Ligës, Newcastel United po interesohet për mbrojtësin e Bayern Munchen, Niklas Sule.

Klubi anglez e dëshiron shtatlartin gjerman përforcim për edicionin e ardhshëm.

Sipas gazetarit Christian Falk, Sules i përfundon kontratën e tij me Bayernin në vitin 2022 dhe do të ishte i interesuar për projektin e ‘magjistarëve’ .

Në fakt, përfaqësuesit e tyre janë takuar tashmë tre javë më parë me klubin anglez për të dëgjuar ofertën dhe për ta vlerësuar atë.