23:03 / 03.11.2021
Inter fiton bindshëm dhe ngjitet në vendin e dytë
Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sheriff Tiraspol 1-3.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, dhe pse zikaltrit dominuan. Goli i avantazhi erdhi vetëm në minutën e 54-ët ku Brozoviç shënoi me një goditje jashtë zone. 12 minuta më vonë, Skriniar dyfishoi pas një rrëmuje në zonë, ndërsa 7 minuta nga fundi i ndeshjes Sançez hipotekoi fitoren e zikaltërve, transmeton Panorama.
Në fundin e ndeshjes, Traore shënoi golin e nderit për moldavë. Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e dytë në grup me 7 pikë duke kaluar Sherifin që ka 1 pikë më pak.























