Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Flamur Maloku, shkrimtar dhe studiues i letersisë, flet për librin "Fishta dhe tradita e leximit", i cili është  shpërblyer në Lezhë.

Taulant Hodaj, avokat i akredituar nga specialja, flet për 1 vit nga funksionalizimi i gjykatës speciale dhe për ecurinë e seancave gjyqësore të tribunalit.

Në lidhje të drejtpërdrejt, do të flitet për riparimin e telivizorëve të vjetër.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme