06:19 / 05.11.2021
Moti në Kosovë
Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.























