Mourinho akuzon arbitrin: S’na dha dy penallti të pastra!
Roma nuk ia doli të fitonte mbrëmë kundër Bodo/Glimt në Conference League, madje edhe mund të humbte. Sfida me norvegjezët përfundoi në barazim 2-2 dhe pas ndeshjet trajneri Jose Mourinho akuzoi gjykimin për rezultatin e arritur, pasi theksoi se skuadrës së tij nuk iu dhanë dy penallti të pastra.
Portugezi foli edhe për mungesën e alternativave, për Marash Kumbullën dhe problemet në sulm që po has Roma javët e fundit.
BARAZIMI – “Mendoj se rezultati është i ashpër me ne. Nuk ishte një paraqitje e madhe, bëmë shumë gabime, veçanërisht në pjesën e parë ku luajtëm mbrapa. Sa herë topi shkonte te Veretout dhe Darboe ne e humbnim. Realiteti i lojës është 2-2, por dy penalltitë ishin të pastra si dita. Mund të flisni çfarë të doni, por ata bënë dy goditje në portë dhe shënuan dy gola.
Dy gola i shënuam edhe ne, por na u mohuan edhe dy penallti të pastra. Nuk e di nëse ata marrin arbitra fillestarë që të nisin karrierën e tyre në Conference League. Nuk thashë asgjë për arbitrin në Norvegji sepse humbëm 6-1, por këtu ishin dy penallti të pastra”.
MUNGESA E EKUILIBRIT – “Ekuilibri vjen nga lojtarët që kemi në dispozicion. Matias Vina ishte i dëmtuar, ndaj më duhet të zgjidhja një mbrojtës të majtë. Solbakken ndeshjen e parë ishte fantastik, kurse në Romë Ibanez e futi në xhep. Një herë e preku topin dhe shënoi një gol fantastik. Kumbullën më duhet ta mbroja, pasi ai luajti keq ndeshjen e parë dhe nuk ishte sfida e duhur për të.
Kështu që vendosa për Cristanten në mbrojtje. Kë të vendosja në mesfushë? Më duhet të luaja me Darboe. Njerëzit flasin për ekuilibrin taktik, por ndonjëherë ka të bëjë edhe me balancimin e karakteristikave të lojtarëve. Milani po vuante kundër nesh dhe aktivizoi lojtarë si Tonali e Bakayoko. Ne nuk mund ta bëjmë këtë.
Gabuam në fillim me pasimet. Ne luftojmë për të shënuar gola kur i kemi rastet, por edhe një herë e përsëris se arbitri ishte vendimtar. Lojtarët e respektuan fanellën deri në fund. Sa i takon vendit të parë, tani nuk varet nga ne. Gjithsesi kemi kontrollin e vendit të dytë”.
MUNGESA E GOLAVE – “Zaniliolo dhe Abraham nuk janë në formë të mirë. Vetëm El Shaarawy po paraqitet mirë në sulm për momentin. Shomurodov po ashtu kur futet si zëvendësues. Mund t’i shikojmë statistikat e rezultateve (1 fitore në 6 ndeshjet e fundit), por sa pikë kemi humbëm për shkak të gabimeve të arbitrave. Shikoni ndeshjet me Juventusin, Milanin dhe Bodo/Glimt”.























