JUSTICE NOT POLITICS
Sharr Travel

JUSTICE NOT POLITICS

Migjen Kelmendi

U ba 1 vjet prejse dy nga udheheqesit e kryengritjes se armatosun ne Kosove, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, qe arriten me Ushtrine Çlirimtare te Kosoves me e thy Shtetin e Frikes te Slobodan Milosevic'it dhe me e demaskue "paqen miloseviciane" te instalueme ne Kosove gjate viteve '90, (shih ma poshte shkrimin "Kush e çliroi Kosoven?"), me qene te pandehun per krime lufte!

Po them te pandehun e jo te akuzuem, sepse deri ne kete ore ky gjyq nuk arriti qe ate aktakuze fantome, me te cilen i burgosen, me e prezentue para gjyqit, qe e quejten "Special". Me te drejte, edhe avokatet e tyne edhe opinioni publik ne Kosove po konsiderojne se u krijue pershtypja a thue se jane "te kidnapuem" per arsye krejtesisht politike, dhe te larguem nga jeta politike me dyshimet se ky gjyq ju ka nenshtrue krejtesisht narracionit te Beogradit edhe per Thaçin e Veselin, edhe per UÇK, edhe per luften ne Kosove.

Se sa te perkushtuem per Drejtesi kane qene te dy, flet fakti se edhe zotni Thaçi edhe zotni Veseli, ne krye te dy institucioneve kryesore perfaqesuese te Kosoves, kane ba çmos qe ky gjyq me u legjitimue ne formen e dy, si i quejten, Dhoma te Posaqme te gjyqesise kosovare, qe u zhvendosen ne Hage.

Nuk ka qene Drejtesia ajo qe i ka treme ata, sepse Liria e Kosoves dhe themelimi i Shtetit, ka me i ba me u ndie te drejte dhe komod jo para ketij gjyqi, po edhe para historie, por politizimi i kesaj drejtesie dhe loja me narracione asht ajo qe i randon ata.

Ata qe paten mundesi me i vizitue ne burg, me thane se po ndihen mire, jane ne forme dhe te gatshem me i ndigjue, ma ne fund, ato 'aktakuza fantome'. Po shpresoj qe ne kete gjyq ka me triumfue Drejtesia e jo politizimi i saj. Sepse, po fitoi Drejtesia, edhe zotni Thaçi edhe zotni Veseli, me bashkeluftaret e vet atje, kane me u kthye shpejt.

Po e sjell nji shkrim ku argumentoj pse Thaçi e Veseli do duhej me u ndie te drejte dhe komod jo para ketij gjyqi, po edhe para historie! 12 qershor KUSH E ÇLIROI KOSOVEN? I edukuem ne fryme te nji nacionalizmi te mendafshte, ku mendohej se me bukurshkrim, poezi, kange e aktivizem qytetar Kosova ka me u ba e lire, kam qene i bindun se ne gjallje teme kjo s'ka me ndodhe, sepse asht nji rruge e gjate qe ndoshta vetem gjeneratat tjera kane me perjetue. Ndodhi qe Kosoven e lire e perjetova i gjalle dhe i lumtun si krejt ju! S'mujsha me besue! Pjesen teme te pergjegjesise dhe kontributin modest per me gezue kete dite e kisha krye! Pamjet e hymjes se trupave te NATOs dhe UÇKs ishin historike. Gjasonin me çlirimin e Parisit... Romes....Prages...mbas L2B, kur bota e civilizueme u ba bashke me mposht nji force te lige siç ishte Hitleri asokohe, dhe Milosevici kesokohe.

Sot, me gjase njerez qe pergjegjesine ndaj kesaj lirie s'e kane ndie, e kane huq, s'e kane kuptue, e politizojne dhe kontestojne kete dite qe po e gezojme te gjithe bashke, me pyetjen - Kush e çliroi Kosoven?

Kryesisht atyne qe ishin te painformuem, te hutuem, te gatshem edhe me u nenshtrue, pa idene e lirise e te sakrifices, pergjegjja ne kete pyetje ishte e thjeshte: NATO, po kush! Sa here permendet roli i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, komentet jane minimizuese, bile shpesh edhe perçmuese. Krejt kjo perpjekje mos me kuptue dhe me e perçmue rolin e UÇK ne çlirimin e Kosoves spjegohet lehte me nji parabolle te njoftun prej historie: ndoshta nuk ju shkon mendja se Enver Hoxha me nji grusht katundaresh te jugut dhe Tito me shefat e Enverit, Mugosa'n e Miladinin, e kane mposht makinerine naciste te Hitlerit?! Per me shkaterrue ate ushtri u desht me hy ne lufte fuqite ma te medhaja perendimore e lindore te globit. Por ata u gjeten ne anen e duhun te historise. Roli historik qe luejti rebelimi ushtarak i UÇK ishte thyemja e paqes se rreme qe Milosevic e kishte instalue ne Kosove, tue e permbrendesue levizjen paqesore te Rugoves.

E kam thane dhe po e perseris ne kete dite: Levizja paqesore e Kosoves perfundoi ne zyren e kriminelit Milosevic, kur ai e mori peng familjen e Rugoves dhe e detyroi me i shkue ne zyre ne Beograd, me ja dhane doren dhe me nenshkrue dokumentin e perbashket kunder intervenimit te NATOs. Ky ishte akti i fundit i fiaskos se Levizjes paqesore te Kosoves.

Debati i munguem, qe do t’i kushtohej domethanies historike te shfaqjes se formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.

Jam mundue me imponue kete debat permes Gazetes Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma te nalte te UÇK, qe asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha qe te evitohet. (Rugova nuk ka besue ne lufte dhe ka qene skeptik ne momentin e shfaqjes se UÇK’s, po e them shkurt).

Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çashtjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe te ndonji komandanti e pjesetari, i cili nen emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo qe e quejta ‘kultura e komandantave’, qe filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirine personalisht atyne (sic!). Jam perpjeke me kontekstualizue nevojen e thyemjes se asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i friges’, qe e kishte instalue Slobodan Milosevic gjate viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi ne tane vertetesine e tyne si - pushtim.

Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme te Milosevic - “Mir vlada na Kosovu”), ne nji situate konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak te Serbise, u hape rruga per intervenimin e faktorit nderkombetar dhe nevoja e adresimit te ketij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar te Serbise, permes nji Konference Nderkombetare, si ajo qe u mbajt ne Rambouillet, me 6 Fror 1999.

Ka qene lufte e imponueme nga dhuna me te cilen ju pergjegj Serbia kerkesave legjitime te popullit shqiptar ne Kosove. Ushtria Çlirimtare e Kosoves u gjete ne anen e drejte dhe fituese te historise. Kjo asht pergjegjja! Edhe njihere: Urime Kosove per Diten e Çlirimit!