Orë intensive në Doha, ja kur pritet të mbërrijë Xavi në Barcelonë
BKT
Sport

Orë intensive në Doha, ja kur pritet të mbërrijë Xavi në Barcelonë

Xavi Hernández po jeton orët e fundit në Katar. Gjatë kësaj te premteje trajneri spanjoll ka planifikuar të takohet me sheikun e Al Sadd, Mohammed bin Al Thani, për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen e ndarjes, teksa vetmja pikë diskutimi është klauzola e lirimit.

Xavi ka një marrëveshje “gentleman”-ësh me sheikun, i cili do t’ia falte atij pesë milionë eurot e parashikuara në kontratë, në rast largimi.

Takimi mund të zhvillohet vetëm në orët e pasdites, pasi e premtja është festë myslimane dhe çdo takim para mesditës konsiderohet një ofendim i rëndë, pasi duhet t’i kushtohet lutjes.

Në rast se ai arrin “lirimin” pa pagesë, Xavi dhe menaxheri i tij, Fernando Solanas, do të paraqiten në zyrat e klubit për të nënshkruar përfundimin e kontratës. Nëse sheiku nuk dorëzohet dhe kërkon pagesën e plotë ose një pjesë të klauzolës, atëherë delegacioni i Barcelonës, i përbërë nga zëvendëspresidenti Rafa Yuste dhe drejtori i futbollit, Mateu Alemany, do të shkojë gjithashtu në zyrat e Al Saddit për të bërë pagesën ose të paktën të bien dakord për kushtet e pagesës.

Klubi në Doha pritet të organizojë një event për lamtumirën e Xavit, para se të nënshkruajë zyrtarisht për Barcelonën deri më 30 qershor 2024.

Të shtunën, në një fluturim që niset nga Doha rreth orës 7.30 të mëngjesit, Xavi dhe delegacioni i klubit “blaugrana” pritet të kthehen në Barcelonë.