Zyrtare: Xavi është trajneri i ri i Barcelonës
Skuadra nga Katari Al-Sadd e ka konfirmuar që ka arritur marrëveshje që të lejojë Xavi Hernandez të bëhet trajneri i ri i Barcelonës.
Barcelona do ta emërojë ish-mesfushorin e tyre Xavi si trajnerin e ri, pasi që skuadra e Al-Sadd e ka konfirmuar që gjigandi katalunas e ka paguar klauzolën e lirimit prej 4,2 milionë eurosh, përcjell KosovaPress.
“Krerët e Al-Sadd kanë arritur marrëveshje që Xavi të kalojë te Barcelona, pasi që kjo e fundit ka pranuar të paguajë klauzolën e lirimit që ka qenë e përfshirë kontratë”, shkruante në deklaratën e Al-Sadd.
“Ne kemi arritur marrëveshje me Barcelonën që të kemi bashkëpunim në të ardhmen. Xavi është pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd, dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, shkruante më tej në deklaratën e Al-Sadd.
Që nga shkarkimi i holandezit Ronald Koeman, vazhdimisht ka pasur spekulime që Xavi do të jetë trajneri i ri i gjigandit katalunas Barcelona.























