Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Blerina Imeri, zëdhënëse e KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, Zyrtar në KOK, flasin për projektet e komitetit olimpik të Kosovës.

Visar Emini, Kryetar i Federatës për Kajakim e Kosovës, në lidhje të drejtpërdrejt nga Roma, flet për pranimin e federatës për kajakim të Kosovës në Federatën ndërkombëtare për kajakim.

Kastriot Zeqiri, Kryetar i SHAF “Zef Kolombi, në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj, flet për koloninë artistike, Ferizaj 2021.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme