HOMAZHE PO, DREJTËSI JO!
Sharr Travel

HOMAZHE PO, DREJTËSI JO!

Hisen Berisha

Recital demagogjik e hipokrit i Kryeqeverit për Astritin Deharin tregon kjartë se sa të relaksuar ndjehen hipokritet demagog si kryeministri e ministresha, kur tashme e dinë se e kanë një adresë për aktet terrorizuese që kishin planifikuar kundër institucioneve të shteti dhe personaliteteve publike shtet drejtuese.

Astriti ishte zëri i arsyes, ndaj edhe u sakrifikuar në burg. Ishte ai zëri I brendshëm që ishte kundër natyrës terrorizuese me të cilën po sillej ish lëvizja KAN që po devijonte nga misioni me për të cilin edhe u krijua, ta promovoj bashkëjetesën edhe me popujt tjerë të rajonin përfshi edhe serbet, e tani si LVV po luftonte kundër çdo arritje shtet ndërtuese në liri, përfshi edhe luftën, lirinë, pavarësinë, shtetin dhe institucionet e tij me theks mekanizmat e sigurisë si Forca ushtarake, policore etj.

Pa fije brejtje ndërgjegjeje homazhet i kurorëzoi me fjalimin patetik që rreshton fjalët “Pesë vite pa Astritin janë pse vite pa drejtësi për astritin”. Ndërkohë që i ka hiç më pak se dy vite, kur i ka të gjitha mekanizmat në dorë për të vënë njëherë e mire, piken mbi i të drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Kur e plasoi sentencën “shkon Lumezi e vjen Elezi” u mendua se me këtë vërtetë do të vërë drejtësi edhe mbi vrasjen e vëllezërve Dehari, edhe Arben Xheladinit e Mon Balës, si për vrasësit ashtu edhe për motivuesit. Po ashtu, u mendua se do verë drejtësi edhe mbi vrasje tjera gjatë dhe pas luftës, të personaliteteve të shquara të lëvizjes për liri, mbi të cilat liderët e varfër të LDK po i krijojnë kauzat politike për të kërkuar votë mbi doktrinën e viktimizimit, pa bërë asnjë përpjekje për zbardhjen e tyre. Pastaj çështja që përflitet ekskluzivisht ajo e veteranëve “të shumtë” sipas LVV e LDK, etj.

Por, jo! Në krye të prokurorisë vazhdon të mbetet “Lumezi” dhe çështjeve që presin epilog drejtësie ligjore, po ju thure himne demagogjike në homazhe për koincidencë po i rastisë të jenë pikërisht në fushata elektorale pra që do të thotë se po i shërbejnë edhe për mbledhje vote e përfitim mbi fatkeqësinë e familjeve.

“Sot e kësaj dite, ne nuk mund të jemi të qetë derisa nuk ka drejtësi për Astritin dhe përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të. T’ia kthejmë si qartësinë shoqërore ashtu edhe ligjore”. Parmes këtyre recitaleve patetike Kryeqeveritari dëshmoi se astriti i vdekur i jep energjinë sadiste për ta poshtëruar shpirtin e tij edhe për se vdekuri, në emër të suksesit personal.