Formacionet zyrtare: Malisheva – Llapi
BKT
Sport

Formacionet zyrtare: Malisheva – Llapi

Malisheva-Llapi është një tjetër sfidë interesante që luhet sot në kuadër të javës së 13-të të BKT Superliga e Kosovës në futboll.

Pikët nga kjo ndeshje janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, andaj ky duel parashikohet të sjellë ndeshje interesante.

Llapjanët momentalisht zënë vendin e gjashtë me 15 pikë, ndërsa Malisheva ka 12 sosh në vendin e tetë.

Llapi është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë duelet e fundit, pasi kanë katër fitore në pesë ndeshjet e fundit. Në anën tjetër Malisheva ka katër humbje në pesë duelet e fundit.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Hoti, Bruqi, Pira, Kryeziu, Vitija, Pefqeli, Yoan, Hyseni, Stullqaku

Llapi: Avdyli, Peposhi, Prençi, Jashari, Idrizi, Shabani, Ramadani, Rivera, Veliu, Selmani, Shillova