13:29 / 06.11.2021
Cafu: PSG është favoriti kryesor për ta fituar Championsin
I intervistuar nga “Marca”, ish- mbrojtësi anësor i Romës dhe Milan-it ka shprehur mendimin e tij rreth fituesit të Champions League.
“PSG është favoriti kryesor për të fituar Champions League këtë sezon. Francezët janë i vetmi ekip që kanë lojtarë deçiziv për çdo pozicion. Kur të rikthehet Sergio Ramos ekipi do të jetë i kompletuar 100%.
Kush është mbrojtësi më i mirë anësor në botë ?
Do të thoja Hakimi dhe Carvajal, pas këtyre vjen dhe Alexandër Arnold.”
Këto kanë qenë fjalët e ish-kapitenit të kombëtares së Brazilit për “Marca”.























