13:35 / 06.11.2021
Starton derbi mes Manchester United e Manchester City
Ka filluar pjesa e parë në derbin mes Manchester United dhe Manchester City, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11 të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadrat i ndajnë tre pikë në tabelë, ku pas 10 xhirove Manchester United zë vendin e pestë me 17 pikë, kurse Manchester City pozicionohet në vendin e tretë me gjithsej 20 pikë.
Ndeshja e fundit e këtyre dy skuadrave daton në mars të këtij viti, ku asokohe ishin “Djajtë e Kuq” të cilët arkëtuan tre pikët e plota me fitore kundër rivalëve të tyre me rezultat solid 2:0.























