Krasniqi viziton familjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
BKT
Lajme

Krasniqi viziton familjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Burojë të Skenderajt dhe në Bair të Mitrovicës, ku ka vizituar familjen e Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët i ka quajtur dy liderë të pamposhtur që tashmë një vit po mbahen në Hagë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se në këto shtëpi ku buron atdhedashuria, ku janë formësuar përpjekjet për liri e pavarësi, gjithmonë gjejnë derën hapur e frymëzimin për të mos u dorëzuar përballë sfidave për ta çuar Kosovën përpara.

“Malli e dëshira për kthimin e bijve të tyre është e madhe, por më e madhe është mburrja e krenaria që kanë për ta. Sepse këto familje kanë rritur djem çlirimtarë, që mision jetësor e kanë pasur dhe e kanë Kosovën e lirë dhe të zhvilluar. E vërteta për luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e patjetërsueshme e nuk mund të deformohet kurrë. Fitorja e betejës së fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre për ta dëshmuar pastërtinë e kësaj lufte do të jetë vulë e historisë së lavdishme të vendit tonë”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme