Gjilani dhe Prishtina ndajnë pikët
BKT
Sport

Gjilani dhe Prishtina ndajnë pikët

Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sot në Gjilan në derbin e javës së 13-të të BKT Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.

Dueli mes rivalëve të vjetër, ka prodhuar lojë të kënaqshme, me disa raste të mira, por vetëm më dy gola të shënuara.

Kampionët në fuqi kaluan të parët në epërsi përmes Mendurim Hotit në minutën e 31-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Gjilani i Ismet Munishit edhe pse pa Useinin e ‘skuqur’ nuk dorëzua dhe më anë te Prognit në minutën e 67-të barazuan rezultatin në 1-1 që ishte edhe epilogu përfundimtar i kësaj sfidë. /RTKlive.com/