Bashkëjetesa fetare në Kosovë
BKT
Lajme

Bashkëjetesa fetare në Kosovë

Përqafimin vëllazëror, po e bëjnë pas shumë vitesh. Nga kombi janë të njëjtë, por dallimi i vetëm mes tyre është religjioni fetar.

Miqësinë e ngushtë prirësi i fesë islame dhe shoku i tij i fesë katolike, e krijuan qysh në vitet e tetëdhjeta, atëherë kur edhe kanë qenë që të dytë ushtar të ish ushtrisë jugosllave. 

“Si mka tregu që është hoxhë, gjithmonë e ka pas përkrahjen time”..., thotë Pal Leskaj.

Një ngjarje gjatë detyrës në ushtri, kishte bërë që hoxha Jahir Beqiri edhe Pal Laskaj të krijojnë miqësi të afërt me njëri-tjetrin. 

“Nuk isha msu që dikush të më ofendon Zotin, njëri nga ata desetarët ma shau, pa menduar unë i rash dhe ai u rrëzua erdhën policia ushtarake më arrestuan.”
Pasi që e kishte goditur ushtarin, komandanti i ushtrisë, kishte pretenduar, se hoxha i ka thënë se do ta vrasë ushtarin.

"Ata ma vunë në akuzë tjetër kinse kam thënë se ka me vra, ishte freskët nuk ishte moti që ishte vra Aziz Kelmendi atyre oi konvenojke që me thënë se unë kam thënë se do ta vras,thash jo në rresht për një ka qenë Pal Laskaj.

Pal Laskaj tregon se cfarë I tha komandantit të tij .

“Ky se ka duru, e ka lyp i ka ra, qat fjalë se ka fol hoxha. Pas shërbimit ushtarak një kohë kontakti me hoxhën na ka hupur, pas lufte kemi rënë në kontakt degjohemi në telefon, m'i uron festat”. 

Kjo miqësi, kishte bërë që të kujdesen për njëri-tjetrin edhe në ceremonit fetare.

“Unë e kam mbajtur ramazanin edhe pse ka qenë i besimit katolik, kur ka qenë kujdestar, ka ardhe më ka thirr për syfyr, por edhe byrek për iftar”.

Të dytë dhanë edhe një mesazh për fund, që feja nuk mund të përqajë shqiptarët.


MË SHUME NGA Lajme