Meta i shqetësuar për mbetjen e vizave për qytetarët e Kosovës
BKT
Lajme

Meta i shqetësuar për mbetjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Presidenti Ilir Meta tërhoqi vërejtjen që Bashkimi Europian ende nuk i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Presidenti tha se në takim me Reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos bisedoi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndërkohë që sot është dita e përvjetorit të 11-të të vendimit të Këshillit Europian që ia njohu të drejtën e lëvizjes së lirë Shqipërisë.

“Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve”, - tha zoti Meta.

Ai shtoi gjithashtu se temë tjetër e bisedës ishte gjendja shqetësuese në Bosnje-Hercegovinë dhe kërkoi që Bashkimi Europian t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“Me eurodeputeten Santos, - vijoi presidenti në një postim në Facebook, - ndan qëndrimin se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”. “Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”-shtoi zoti Meta.


MË SHUME NGA Lajme