GKK sjell ekspozitën ‘Smogu i madh i vitit 2021’ me kurator Engjëll Berisha
Ekspozita ‘Smogu i madh i vitit 2021’ është një projekt multimedial nga kuratori Engjëll Berisha, një bashkëpunim i Galerisë Kombëtare të Kosovës, në partneritet me British Council dhe LUX.
‘Smogu i madh i vitit 2021’ do të hapet më 8 nëntor 2021 në ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 8 dhjetor 2021.
Ekspozita është pjesë e Ne Jemi Këtu: Ekologjitë e së Ardhmes dhe është Prezantimi i gjashtë i programit Ekologjitë e së Ardhmes në Ballkanin Perëndimor.
“Smogu i madh i vitit 2021” eksploron mundësinë e një të ardhmeje ku ndryshimet klimatike të cilat për shkak të mosveprimit të shoqërisë sot e ka shëndruar botën tonë e cila dikur njihej si botë e gjelbër në një planet të hirtë distopiane të ndërtuar nga betoni dhe nga teknologjitë që ne shpesh i shohim në videolojëra dhe në filma të së ardhmes.
Për të kuptuar të kaluarën brenda këtij realiteti distopian peizazhet janë të rëndësishme.
Një botë e panjohur nga mënyra se çfarë ndjenja kishim dikur ndaj natyrës. Si e portretizoi një romanticist bukurinë e peizazheve duke reaguar ndaj jetës “të korruptuar” të qytetit, apo si një lule e thjeshtë mund të bëhet një mjet politik.
Në Ballkanin Perëndimor Programi Ne Jemi Këtu: Ekologjitë e së Ardhmes ka filluar në fillim të vitit 2020, kur u zgjodhën gjashtë kuratorë për të paraqitur koncepte të ekspozitave për projekte në vendet e tyre përkatëse. Kuratorët e përzgjedhur ishin Ana Frangovska nga Maqedonia e Veriut, Elian Stefa nga Shqipëria, Armina Pilav nga Bosnja dhe Hercegovina, Engjëll Berisha nga Kosova, Natalija Vujosheviq nga Mali i Zi dhe Natalija Paunić nga Sërbia. Ndotja, zhvillimi urban, privatizimi dhe shfrytëzimi i hapësirave publike janë të gjitha realitete shqetësuese në Ballkanin Perëndimor. Dhe kështu u zgjodh tema e ekologjisë pasi që u shfaq natyrshëm si një temë që unifikon rajonin.
Programi Ekologjitë e së Ardhmes përfshin një përmbledhje nga katër vepra të imazheve lëvizëse nga koleksioni LUX: Uriel Orlow’s Muthi, 2016; Louis Henderson’s Krejtë çka është e ngurtë, 2014; Charlotte Prodger’s LHB, 2017 dhe Urth, 2016 nga Ben Rivers. Smogu i madh i vitit 2021 prezanton edhe tri piktura të artistëve kosovarë: Ulësja në dritare e Alban Mujës, Pa titull e Blerta Hashanit dhe Pishat e Deçanit e Nimon Lokajt.
Ekspozita do të shoqërohet me një program publik që përmban ngjarje të ndryshme të cilat do të eksplorojnë artin si një mjet p ër të rritur ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore. Ju do të mund të kyqeni në bisedat përmes internetit me artistë dhe kuratorë, të inkuadroheni në diskutime në panel dhe të merrni pjesë në turne dhe seminare kuratoriale që eksplorojnë tema të tilla si ekologjia, imazhe lëvizëse dhe vepra të qëndrueshme të artit. Ne do të ndajmë me ju një program më të të detajuar të ngjarjeve pak para datës së hapjes së ekspozitës në faqen tonë të internetit dhe në mediat sociale. Vegëzat për regjistrimit në evente do të shpallen në njoftimet tona të ngjarjeve.
EKOLOGJITË E SË ARDHMES është një nga pesë programet filmike artistike nga seria NE JEMI KETU: Imazhi lëvizës i artistëve nga Koleksioni i Këshillit Britanik dhe LUX, i kuruar nga Tendai John Mutambu dhe i zhvilluar nga Këshilli Britanik. Çdo program nga NE JEMI KËTU eksploron tema si identiteti kombëtar, margjinaliteti, intimiteti, e ardhmja dhe arkivimi. Seriali shtron çështjet se si artistët e shquar dhe të njohur bashkëkohorë nga Mbretëria e Bashkuar janë të ndikuar nga këto tema dhe se si ata i eksplorojnë ato përmes biografive, dokumentarëve, poezisë dhe trillimit. Në Ballkanin Perëndimor, EKOLOGJITË E SË ARDHMES prezantohet përmes një programi të ekspozitave, shfaqjeve dhe ngjarjeve publike, të cilat janë të kuruara nga gjashtë kuratorë nga rajoni. Në thelb të programit qëndron një shkëmbim me Mbretërinë e Bashkuar dhe diskutime për një gamë të gjerë të audiencës.
Këshilli Britanik është organizatë ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe për mundësi për arsim. Ne krijojmë njohuri dhe mirëkuptim miqësor mes banorëve të Mbretërisë së Bashkuar me ata nga vendet tjera. Duke përdorur burimet kulturore të Mbretërisë së Bashkuar ne japim një kontribut pozitiv në vendet me të cilat punojmë – ndryshojmë jetën duke krijuar mundësi, duke ndërtuar marrëdhënie dhe duke krijuar besim.
LUX është një agjension ndërkombëtar i arteve që mbështet dhe promovon praktikat e imazheve lëvizëse të artistëve dhe idetë që i rrethojnë ata. E themeluar në vitin 2002 si një kompani bamirësie dhe jofitimprurëse organizata bazohet në një vijë të gjatë paraardhësish (Kooperativa e Filmbërësve të Londrës, London Video Arts dhe The Lux Centre) që shtrihen që nga vitet `60.
Galeria Kombëtare e Kosovës është themeluar në vitin 1979, si domosdoshmëri pas themelimit të Akademisë së Arteve në vitin 1973. Nga viti 1979 deri në vitin 1998 Galeria Kombëtare e Kosovës organizoi 297 ekspozita kolektive dhe individuale, dhe që nga viti 1999, kur u ri-themelua dhe u vendos në ndërtesën ku Galeria Kombëtare gjendet aktualisht janë organizuar mbi 350 ekspozita si në nivelin lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Rreth Kuratorit
Engjëll Berisha – është një profesionist i gjithanshëm kulturor. Gjatë përvojës së tij 10-vjeçare ai njihet si gazetar, artist dhe kurator. Gjatë katër viteve të fundit ai ka punuar si koordinator i përgjithshem në Galerine Kombëtare të Kosovës, si dhe ndihmës komisioner dhe koordinator ne Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venedikut në vitin 2019 për projektin e Alban Mujës “Family Album”.
Artistët
Alban Muja – është një artist bashkëkohor dhe kineast nga Kosova. Në vitin 2019 ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen e 58-të të Venedikut. Ai në punën e tij më së shumti ndikohet nga proceset e transformimit shoqëror, politik dhe ekonomik në një rajon më të gjere përreth, ai heton historitë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozicionin e tij në Kosovën e sotme.
Blerta Hashani – është një artiste bashkëkohore nga Kosova. Mediumi kryesor ne veprat e saj eshte vizatimi dhe piktura. Ku ajo gate hulumtimit dhe eksperimentimit ne art ne faza te ndryshme krijon dhe punon edhe ne media te perziera si ne mediumin e fotografise, videos dhe instalacionit ku paraqitet mjedisi i cili e rrethon.
Ben Rivers – studioi skulpturë para se të kalonte në fotografi he filmat super8. Pas diplomimit, ai u vetëmësua në filmat 16 mm hand-processing. Praktika e tij si kineast prek kufirin midis dokumentarit dhe trillimit.
Charlotte Prodger – një artiste me bazë në Glasgow që punon me imazhe lëvizëse, shkrime, skulptura dhe printime. Ajo ishte fituese e Çmimit Turner 2018 dhe perfaqësoi Skocinë në Bienalen e Venecias 2019. Ajo mori mimin Paul Hamlyn në vitin 2017 dhe çmimin Margaret Tait në 2014.
Louis Henderson – është një kineast dhe shkrimtar që eksperimenton me mënyra të ndryshme të punës me njerëzit për të adresuar dhe vënë në pikëpyetje gjendjen tonë aktuale globale të percaktuar nga kapitalizmi racor he historitë gjithnjë të pranishme të projektit kolonial Evropian. Që nga viti 2017, Henderson ka punuar me grupin e artistëve ‘The Living and the Dead Ensemble’. Bazuar midis Haitit dhe Frances, ata përgendrohen në teater, këngë, kritikë, poezi dhe kinema, filmi i tyre pare me metrazh të gjatë u vlerësua me një përmendje të veçantë FIPRESCI në Festivalin e 70-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin 2020. Puna e tij është shfaqur në festivale të ndryshme nderkombëtare të filmit, muze dhe bienale të artit dhe shpërndahet nga LUX dhe Video Data Bank. Ai jeton dhe punon në Paris.
Nimon Lokaj – është një piktor nga Kosova. Ai ka diplomuar në vitin 1969 ne Akademinë e Arteve të Bukura të Beogradit. Punimet e tij janë ekspozuar në Kosovë, në Jugosllavi si dhe në tërë Evropën gjatë viteve 70-ta dhe 80-ta. Punimet e tij janë pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Uriel Orlow – jeton dhe punon midis Londrës, Lisbonës dhe Zyrihut. Praktika e Orlow është e bazuar në kërkime, e orientuar drejt procesit he multi-disiplinës, duke perfshire filmin, fotografinë, vizatimin he tingullin. Ai njihet për vepra filmike ne një ekran të vetëm, shfaqje leksionesh dhe modulare, instalime multi-media, të cilat përqendrohen në vende specifike dhe mikro-histori. Puna e tij ka të bejë me
manifestime hapësinore te kujtesës, ‘blind spots’ të perfaqësimit dhe forma të përndjekjeve paranormale.























