Sahiti: Universiteti i Prishtinës po arrin suksese vendore e ndërkombëtare
BKT
Lajme

Sahiti: Universiteti i Prishtinës po arrin suksese vendore e ndërkombëtare

RTKlive

65 kandidatë janë testuar për certifikim si auditorë të energjisë në Kosovë në testin përfundimtar të organizuar nga Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) e Universitetit të Prishtinës.

Ky është hapi i fundit i themelimit dhe funksionalizimit të sistemit për trajnim dhe certifikim të ofruesve të shërbimeve energjetike si auditorë të energjisë, vlerësues dhe ekspertë të pavarur.

Rektori i Universitet të Prishtinës, Prof. Dr. Naser Sahiti, tregoi për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm me krijimin e kësaj skeme.

Naser Sahiti, rektor i Universitetit të Prishtinës, tha se testimi dhe certifikimi i kandidatëve të parë për auditorë të energjisë në Kosovë është një arritje për UP-në.

“Universitet kanë detyrë që shoqëria të përfitojë nga ta, deri më tani nuk ka pasur komunikim të mirëfilltë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij po përmbyllet me sukses një punë e gjatë e planifikimit për ndërtimin e skemës së certifikimit të auditorëve të energjisë. “Kjo është arritur falë bashkëpunimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe GIZ Kosova, që dallohet për mbështetjen e dhënë ne fushën e efiçiences së energjisë”, tha ai.

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri - që funksionon në kuadër të Universitetit të Prishtinës - është njësia organizative qe ka barrën për organizimin dhe realizimin e këtyre trajnime më tutje.


MË SHUME NGA Lajme