Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Pjesëmarrjen e tij në këtë forum e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Samiti i Paqes, nikoqir i të cilit është presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbahet me 11 dhe 12 nëntor.
Ndërkohë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.
Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë treguan të premten për KosovaPress se pse Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Serbia mbetën jashtë Samitit për Demokraci.
Në përgjigje u tha se jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë.
“Samiti për Demokraci i presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimit e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë” u tha në përgjigjen e ambasadës.
Megjithëkëtë nga ambasada u tha se ShBA-ja do të punojë me Kosovën në forme të tjera për të avancuar dhe fuqizuar demokracinë, parandaluar rrëshqitjen demokratike, promovuar respektimin e t ë drejtave të njeriut dhe për të luftuar korrupsionin.























