Samiti i lidershipit për mediat e Evropës, merr pjesë edhe drejtori i RTK
Në Como të Italisë po mbahet Samiti i Lidershipit të Cadenabbia për Mediat e Shërbimit Publik në Evropën Juglindore.
Në Samit po merr pjesë Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati. Kjo ngjarje është organizuar nga Programi Mediatik i Evropës Juglindore i Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) dhe Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe ofron një mundësi për drejtuesit e Mediave të Shërbimit Publik në Evropë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë. Në këtë Samit marrin pjesë ekskluzivisht drejtorët e përgjithshëm nga rajoni dhe drejtuesit kryesorë nga Gjermania dhe nga mbarë Evropa, të cilët kontribuojnë me përvojën dhe njohuritë e tyre për të ardhmen e Transmetuesve Publikë në Evropë.
Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së gjatë këtij Samiti e ka takuar Drejtorin Gjeneral të EBU-së, Noel Curran të cilin e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në Transmetuesin Publik në Kosovë dhe e ka njoftuar për propozimin e qeverisë për zvogëlim të buxhetit edhe ashtu të vogël të RTK-së.
Drejtori i Përgjithshëm Ngadhnjim Kastrati i ka njoftuar të pranishmit për zhvillimet rreth RTK-së























