Shehu: Tanimë nuk ka dilema për fitoren tonë më 14 nëntor
Në ditën e dytë të fushatës për balotazhin e 14 nëntorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka takuar banorët e disa lagjeve.
“Sot jemi takuar me banorët e lagjeve Gaxherr, Shala, Maloku, Miroci dhe Krraku në Junik. Së bashku me z. Besart Tofaj dhe z. Lulzim Gacaferi, jemi takuar me dhjetëra qytetarë nga këto lagje me ç'rast kemi prezentuar programin tonë të përbashkët qeverisës 2022-2025”, ka shkruar ai.
Shehu i ka falemnderuar junikasit, për siç ka thënë, përkrahjen e palëkundur.
“Faleminderit të gjithve junikasve për përkrahjen tuaj të palëkundur. Tanimë nuk ka dilema për fitoren tonë me 14 nëntor. Prandaj ju sigurojmë se do të shfrytëzojmë çdo sekond nga mandati i parë në Komunën e Junikut, për të realizuar punët që është dashur të jenë të përfunduara gjatë 12 viteve të fundit si dhe për të realizuar edhe projekte tjera në funksion të rritjes së mirëqenies së junikasve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në Komunën e Junikut”, ka theksuar Shehu.























