06:16 / 12.11.2021
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Kastriot Jahaj, zyrtar për komunikim në zyra e UN-Habitatit në Kosovë dhe Arbër Lleshi, menaxher i programit, Bonevet, flasin për projektin “Waste Wise Challenge”.
Për filmin për historinë e Ferdonije Qerkezit, do të flas, Edi Kastrati, producent i filmit.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga rruga “Muharrem Fejza”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























