Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni
Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.
Shëndeti i stomakut dhe i të gjithë sistemit tretës në përgjithësi ndodh të anashkalohet. Ndonëse ky sistem përmban dhjetëfishin e baktereve të rëndësishme në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.
Këto baktere, na mbrojnë nga infeksionet, mbështesin metabolizmin dhe përmirësojnë tretjen.
Për fat të keq, pjesa më e madhe e popullësisë në Shqipëri dhe në Botë ushqehet keq dhe si pasojë vuan nga mungesa e baktereve të mira në stomak.
Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikohen jo vetëm nga ushqyerja e keqe, por edhe nga stresi, toksinat dhe përdorimi i tepruar i antibiotikëve.
Rreziku i Sëmundjeve Dhe Shëndeti i Stomakut
Studime të ndryshme, të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se një pjesë e madhe e sëmundjeve shfaqen si pasojë e inflamacionit kronik në stomak.
Ajo që ndodh është se në shumë raste, baktere të këqija të njohura si endotoksina lëshohen në gjak.
Sistemi imunitar i identifikon ato si të huaja dhe i sulmon duke shkaktuar kështu një inflamacion kronik.
<a href='https://ads.digitalbee.al/www/delivery/ck.php?n=a74e4348&amp;cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE' target='_blank'><img src='https://ads.digitalbee.al/www/delivery/avw.php?zoneid=228&amp;cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE&amp;n=a74e4348' border='0' alt='' /></a>
Inflamacioni mund të nxitet edhe nga ushqyerja dhe mund të përhapet aq shumë sa të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës që më pas pasohet nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti.
Një regjim ushqimor jo i shëndetshëm ndikon fort në rritjen e nivelit të endotoksinave duke nxitur kështu inflamacionin.
Ushqimet e fermentuara si turshitë apo kosi dhe kefiri janë shumë të pasura me probiotikë dhe i bëjnë mirë stomakut.
Lexoni këtu për ushqimet që i bëjnë mirë stomakut.
Ndikimi i Inflamacionit Kronik
Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup.
Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.
Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.
Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.
Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.
Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.
Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e shëndetit të stomakut është të ushqeheni shëndetshëm, të flini mirë e të kryeni shumë aktivitet fizik./AgroWeb.org























