23:47 / 12.11.2021
Mediat: Vëllai i kandidatit të LDK në Junik manipulon me votat e diasporës
Vëllai i Ruzhdi Shehut, që është kandidat për kryetar komune, Skender Shehu që jeton në diasporë, shihet në foto teksa voton në një grumbull fletëvotimesh për kryetar komune.
Sipar burimeve, raporton Periskopi, vëllai i kandidatit të LDK-së, bashkë me vëllëzerit tjerë të Ruzhdi Shehut dhe aktivistë të LDK-së kanë grumbulluar të dhëna të qytetarëve dhe kanë organizuar votim të falsifikuar në emër të bashkëatdhetarëve junikas që jetojnë në mërgatë!
Kjo konsiderohet si vepër penale dhe është keqpërdorim i vullnetit të qytetarëve, dhe padyshim në përfundim është edhe shtrembim i rezultatit të zgjedhjeve.
























